Rogerti i drejtohet Stenaldos: Po përdor aftësinë tënde të kufizuar për t'u dukur gjynah te publiku
Showbiz
March 20, 2026 - 08:13
Rogert Sterkaj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 nuk kursen asnjë nga banorët.
Ai së fundmi ka pasur një debat të ashpër me Stenaldo Mëhillin, të cilin e akuzon për shkak se është i verbër.
I njëjti i thotë se po e përdor aftësinë e tij të kufizuar, për t'u dukur gjynah te publiku.
"A e kujton se nuk e kupton publiku shqiptar që po përdor aftësinë tënde të kufizuar, nuk je më viktimë. Po përdor për t'u dukur gjynah te publiku", iu drejtua ai.
Stenaldo nga ana tjetër ia ktheu: "Nuk kam asnjë aftësi unë. Nuk kam as edhe asnjë aftësi të kufizuar".
Përkundër kësaj, atë nuk e ka penalizuar asgjë të bëj lojën si te tjerët.
Stenaldo pëlqehet tejet shumë në publik për mënyrën se si flet dhe për lojën që po zhvillon brenda.