Londrimi, Klodi dhe Benita i shprehin ngushëllime Elijonës për humbjen e xhaxhait
Rasim Binakaj, humbi jetën mëngjesin e së hënës si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë.
38-vjeçari ndërkaq ishte xhaxhai i finalistes së edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakajt.
Për këtë, disa nga ish-banorët i kanë shprehur ngushëllime Elijonës dhe familjes së saj.
"Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Binakaj", ka shkruar Londrim Mekaj në një postim në Instagram.
"Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Binakaj. Zoti ju dhëntë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të madhe", ka shkruar Klodian Mihaj.
Benita Zena nga ana tjetër theksoi: "Ngushëllime për familjen Binakaj. Zoti e mëshiroftë të ndjerin, ndërsa familjarëve ua dhëntë forcën".
Elijona nga ana tjetër nuk ka bërë akoma reagim në lidhje me këtë ngjarje. /telegrafi


