Neymari befason duke bërë shqiponjën, kjo është arsyeja

Neymari befason duke bërë shqiponjën, kjo është arsyeja

Showbiz March 15, 2026 - 13:15

Ylli brazilian i futbollit, Neymar Jr., është bërë pjesë e një momenti që ka tërhequr vëmendjen edhe në rrjetet sociale shqiptare.

Futbollisti është fotografuar duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Në fotografi ai shfaqet i buzëqeshur pranë kreatorit Leon Gillies Mannes, mik i Dafinë Nezirit.Fotografia është publikuar nga grimerja e njohur në InstaStory, e cila tregoi se momenti u realizua si një dedikim për djalin e saj, i cili është fans i madh i Neymarit.

Ajo e shoqëroi postimin me mbishkrimin humoristik: “Leon patrioti”.

Kjo duket të jetë hera e parë që Neymar shihet duke bërë simbolin shqiptar, megjithatë ai ka pasur edhe më herët kontakte me personazhe të njohur shqiptarë.