Brikena më në fund e pranon pëlqimin për Mateon, Rogerti: Të ka aktivizuar nominimi

Brikena më në fund e pranon pëlqimin për Mateon, Rogerti: Të ka aktivizuar nominimi

Showbiz March 14, 2026 - 21:44

Spektakli i së shtunës i Big Brother VIP Albania nisi me diskutime të shumta brenda shtëpisë, ku në qendër të vëmendjes ishte marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës.

Që nga fillimi i formatit, raporti mes tyre është komentuar shpesh nga banorët dhe publiku.

Mateo ka treguar vazhdimisht interes dhe pëlqim për Brikenën, ndërsa ajo deri tani ishte shfaqur më e rezervuar dhe më e ftohtë ndaj tij.

Gjatë një diskutimi me banorët e tjerë në shtëpi, tema e tyre u rikthye sërish në vëmendje. Në mes të debatit, Brikena vendosi të flasë hapur për ndjenjat e saj.

“Unë mund të them se me plot kuptimin e fjalës unë kam pëlqim për Mateon”, u shpreh ajo para banorëve.

Pas kësaj deklarate reagoi edhe Rogerti, i cili komentoi me humor situatën duke thënë: “Ty të ka aktivizuar nominimi”.

Deklarata e Brikenës pritet të ndikojë në dinamikën mes dy banorëve dhe ka ngjallur menjëherë reagime mes banorëve dhe publikut që po ndjek spektaklin. /telegrafi