Samanta tregon reagimin e babait kur i prezantoi të dashurin amerikan: Ky është dhëndri

Samanta tregon reagimin e babait kur i prezantoi të dashurin amerikan: Ky është dhëndri

Showbiz March 13, 2026 - 14:58

Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, ishte e ftuar së fundmi në emisionin e Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”.

Ajo foli për jetën e saj personale dhe lidhjen me partnerin e saj amerikan.

Gjatë intervistës, moderatorja Arbana Osmani e pyeti se si e kishte pritur familja e saj këtë lidhje.

Samanta u përgjigj: “Mami e dinte, sepse më shihte gjatë gjithë kohës në videocall, e dinte që po flisja me dikë, por nuk më ndërhynte. Nuk kishte asnjë problem për të, ai komunikonte me mamin shpeshherë, por askush nuk e dinte përgjigjen absolutisht. Më linin mua të lirë që të bëja zgjedhjet e mia, pa diskutim”.

Më tutje ajo shtoi: “Babi e shihte që shkoja në New York, por nuk më pyeste asnjëherë ‘ke dikë atje’ apo ‘çfarë’. Deri në momentin që ia tregova shumë bukur, ia tregova një foto të tij që ishte duke bërë flamurin shqiptar dhe i thashë: ‘Ky është dhëndri’. Më tha mua ‘ou’ edhe qeshi. I thashë ‘por nuk është shqiptar’. Është amerikan, por me origjinë italiane. Dhe bëri ‘oh, në rregull’”.

Kështu, këngëtarja tregoi se familja e saj e ka pritur me qetësi dhe mirëkuptim lidhjen, duke i lënë gjithmonë hapësirë që të marrë vetë vendimet për jetën e saj personale.