Takimi me Meghan Markle kushton mbi 1500 euro, foto personale shtesë 300 euro

Takimi me Meghan Markle kushton mbi 1500 euro, foto personale shtesë 300 euro

Showbiz March 12, 2026 - 12:49

Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të udhëtojnë muajin e ardhshëm në Australi për një seri aktivitetesh publike.

Meghan do të jetë mysafire nderi në një event tre-ditor për gratë në Sydney, ku do të mbajë një fjalim gjatë darkës gala. Çmimet e biletave për këtë ngjarje kanë nxitur reagime në rrjetet sociale. Paketa bazë për fundjavën kushton rreth 1665 euro dhe përfshin qëndrim në hotel buzë detit, pjesëmarrje në aktivitete si joga, meditim dhe festa. Ndërsa biletat VIP, që kushtojnë rreth 1973 euro, u japin pjesëmarrësve vende në rreshtat e parë gjatë darkës dhe mundësinë për një foto me Meghan, për të cilën paguhet një tarifë shtesë rreth 308 euro për person.

Gjatë vizitës, Princi Harry do të marrë pjesë në aktivitete publike, përfshirë një fjalim në një samit për shëndetin mendor në Melbourne. Çmimet e biletave për këtë aktivitet fillojnë nga 1219 euro, ndërsa të ardhurat do t’i dhurohen organizatës bamirëse Lifeline Australia.

Vizita vjen pas kujtimeve nga udhëtimi i parë i çiftit në Australi në vitin 2018, ku Meghan kishte shprehur habinë për mungesën e pagesës për takimet me publikun./KultPlus