“Po vjen historia e Fifit”, këngëtarja njofton për koncertin e saj të parë

“Po vjen historia e Fifit”, këngëtarja njofton për koncertin e saj të parë

Showbiz March 09, 2026 - 14:40

Një nga këngëtaret më të dashura dhe të pëlqyera të muzikës shqiptare, Fifi, ka ndarë një lajm fantastik për të gjithë fansat e saj.

Ajo ka njoftuar zyrtarisht se do të mbajë koncertin e saj të parë, një ngjarje e madhe muzikore që do të zhvillohet më datë 25 prill në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Përmes një videomesazhi emocionues të ndarë në rrjetet sociale, artistja tregoi përkushtimin dhe punën e palodhur pas këtij projekti. Fifi zbuloi se, bashkë me ekipin e saj, kanë një kohë të gjatë që po punojnë intensivisht për t’i dhënë jetë këtij koncerti, duke u kujdesur për çdo detaj që kjo natë të jetë vërtet e magjishme për të gjithë të pranishmit.

Në këtë koncert, artistja premton të japë shpirtin e saj në skenë, duke ftuar publikun në një rrugëtim intim përmes artit të saj. Me fjalë mjaft të ndiera, ajo u shpreh se ky organizim është një dedikim i pastër për ata që e kanë mbështetur ndër vite:

“Fifi po vjen me historinë e vet, me muzikën, ndjenjën, zemrën… Kjo është dhurata ime për ju që e doni muzikën time”.

Ky event pritet të mbledhë adhurues të shumtë të muzikës së saj live, duke u kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të kësaj pranvere në qytetin e Tiranës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)