“Martohet” sonte me Selin, Gimbo: Po qaj se nuk ka më klube të natës [video]

“Martohet” sonte me Selin, Gimbo: Po qaj se nuk ka më klube të natës [video]

Showbiz March 05, 2026 - 16:46

DJ Gimbo ka folur pak orë para dasmës që do të mbahet sonte (e enjte) në Big Brother.

Ai dhe Selin Bollati janë të përzgjedhurit e këtij edicioni për të bërë një ceremoni.

Dyshja ndërkohë të mërkurën festën e beqarisë, me muzikë e duke vallëzuar deri në orët e vona.

Në dhomën e rrëfimit, ai thotë me shaka se po qan sepse nuk do të dal më në klube.

"Gimbo po qan se do të martohet, nuk ka më klube të natës", theksoi ai.

"Jam shumë i lumtur që po martohem sonte, një emocion, ndjenjë ndryshe. DJ Gimbo po bëhet burrë", shtoi mes tjerash.

Mbetet për t'u parë se kush vjen për atmosferë dhe se si do të jetë ambienti. /telegrafi