Gjashtë banorë në televotim, njëri prej tyre eliminohet të shtunën nga Big Brother [video]

Gjashtë banorë në televotim, njëri prej tyre eliminohet të shtunën nga Big Brother [video]

Showbiz March 04, 2026 - 08:15

Në fund të spektaklit të së martës, banorët nominuan njëri-tjetrin me dy emra dhe dy arsye.

Pesë banorët më të nominuar, të cilët shkojnë automatikisht në televotim janë: Juela, Artani, Arditi, Mali dhe Miri.

Në televotim të përhershëm gjithashtu është edhe Rogerti.

Si lider i shtëpisë, Stenaldos iu dha mundësia të bënte një ndërrim dhe ai vendosi të nxirrte Malin dhe në vend të tij, të çonte në televotim Mateon.

Njëri prej tyre do të lërë përfundimisht garën ditën e shtunë.

Në shtëpinë e famshme po vazhdojnë dinamikat e situatat e forta mes banorëve, ndërkohë që po bëhen tre muaj që nga nisja e reality shout.

Së fundmi me dëshirë nga Big Brother u largua Alessio. /telegrafi