P. Diddy do të lirohet më herët nga burgu, pas pjesëmarrjes në program rehabilitimi
Reperi amerikan, Sean 'Diddy' Combs, do të lirohet nga burgu rreth një muaj e gjysmë më herët, ndërsa përpiqet të kundërshtojë dënimin e tij katërvjeçar.
Data e lirimit të tij është shtyrë nga 4 qershori 2028 në 25 prill 2028, pas përfshirjes së tij në një program rehabilitimi për personat me probleme me drogën.
Zyra e tij e përfaqësuesit tha se Combs ka marrë pjesë me seriozitet në program dhe është i përkushtuar ndaj zhvillimit personal dhe ndryshimeve pozitive.
Kjo nuk është hera e parë që data e lirimit të tij ndryshohet.
Ai aktualisht shërben dënimin në Federal Prison Fort Dix, New Jersey, dhe më parë data e lirimit ishte shtyrë për shkak të shkeljes së disa rregullave të burgut, përfshirë konsumimin e alkoolit dhe kryerjen e thirrjeve të shumta telefonike të ndaluara.
Përfaqësuesi i tij ka mohuar shkeljet, duke thënë se një nga thirrjet ishte e mbrojtur nga sekreti avokat-klient.
Combs ka bërë apel ndaj dënimit të tij, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm, anulimin ose uljen e dënimit, duke argumentuar se provat kundër tij nuk ishin të mjaftueshme dhe se dënimi ishte i padrejtë dhe shkelte të drejtat e tij kushtetuese.
Ai është arrestuar në shtator 2024 për akuza që përfshinin reket, trafikim njerëzish për shfrytëzim seksual, mashtrim dhe transport për prostitucion. /telegrafi