Zendaya dhe Tom Holland kurorëzojnë dashurinë me martesë

Zendaya dhe Tom Holland kurorëzojnë dashurinë me martesë

Showbiz March 02, 2026 - 11:04

Zendaya dhe Tom Holland janë martuar, pretendon Law Roach.

Gjatë një bisede me Access Hollywood në tapetin e kuq të Actor Awards 2026 të dielën, më 1 mars, stilisti i kahershëm i aktores tha se dasma ka ndodhur tashmë, duke bërë shaka se të gjithë e kishin humbur atë moment.

Pasi gazetari e pyeti nëse kjo ishte e vërtetë, Roach u përgjigj duke qeshur se është shumë e vërtetë.

Mediumi PEOPLE ka kontaktuar me përfaqësuesit e Zendaya-s dhe Holland-it për një konfirmim zyrtar.

Spekulimet se dy yjet ishin fejuar nisën gjatë Golden Globe Awards 2025 më 5 janar, kur Zendaya, 29 vjeç, u pa duke mbajtur një diamant në gishtin e unazës në dorën e saj të majtë.

TMZ e konfirmoi lajmin të nesërmen, më 6 janar, duke cituar burime pranë çiftit.

Po atë ditë, një burim i brendshëm tha për PEOPLE se ylli i “The Crowded Room”, gjithashtu 29 vjeç, kishte dashur t’i propozonte aktores së “Challengers” prej kohësh, pasi ai ka qenë gjithmonë i marrosur pas saj dhe e ka ditur se ajo ishte e duhura.

Burimi shtoi se ata kanë diçka shumë të veçantë.

Në shtator 2025, Holland theu heshtjen për fejesën e çiftit kur korrigjoi ëmbël një gazetar gjatë një paneli, pasi ai iu referua Zendaya-s si e dashura e tij.

Në videon që qarkulloi në rrjetin X, gazetari dëgjohet duke thënë se vajza e tij pati mundësinë të takonte të dashurën e aktorit, ndërsa Tom qeshi dhe u përgjigj duke thënë “e fejuara”.

Çifti, i cili njihet për privatësinë e lartë, fillimisht ngjalli thashethemet për një lidhje në vitin 2016 kur luajtën bashkë në “Spider-Man: Homecoming”, megjithëse në atë kohë të dy insistonin se lidhja e tyre ishte rreptësisht shoqërore.

Në korrik 2017, një burim tregoi se ata kishin nisur të shiheshin gjatë xhirimeve të filmit dhe po tregonin kujdes të madh për ta mbajtur lidhjen jashtë syrit të publikut, ndonëse shkonin me pushime bashkë.

Një tjetër burim shtoi se ata janë të dy shumë ambiciozë dhe sfidojnë njëri-tjetrin, por mbi të gjitha e bëjnë njëri-tjetrin të qeshë shumë pasi kanë sens humori të ngjashëm.

Romanca e tyre u konfirmua zyrtarisht në vitin 2021 kur u panë duke u puthur në një makinë.

Në nëntor të po atij viti, Holland foli për GQ rreth sfidave të famës, duke u shprehur se privatësia nuk është më nën kontrollin e tyre dhe se momentet mes dy njerëzve që duhen përfundojnë duke u ndarë me gjithë botën.

Zendaya ndau të njëjtin mendim, duke thënë se dashuria është diçka e shenjtë që dëshiron ta përjetosh vetëm me personin tjetër.

Së fundmi, ajo u shpreh për Elle se po mëson si të mos lejojë vëmendjen publike ta ndalojë të jetojë jetën dhe të dojë personin që dëshiron, duke theksuar se bëhet fjalë për mbrojtjen e paqes pa pasur frikë të ekzistosh. /Prive By Liberta Spahiu