Luiz Ejlli dhe Nora Istrefi vijnë me “Rrushi im”
Showbiz
March 01, 2026 - 22:08
Luiz Ejlli dhe Nora Istrefi kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
“Rrushi im” mban titullin kënga, të cilën e kanë sjell të kompletuar edhe me videoklip.
Ky projekt ritmik, tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin e SBS Entertainment.
Dyshja vijnë me interpretim e paraqitje të mahnitshme, ndonëse ky kombinim i tyre del të jetë mjaft i veçantë.
Teksti dhe melodia e këngës u realizua nga Muma me producim të Çelik Lipës.
Videoja u kompletua nga regjisori pejan, Valon Aziri dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.
Mbetet për t’u parë se si do të pritet kjo dyshe dhe nëse kënga do të marrë suksesin e merituar.