Post Big Brother, Londrimi shfaqet i përlotur: Ndjeke ëndrrën, një ditë do të realizohet

Post Big Brother, Londrimi shfaqet i përlotur: Ndjeke ëndrrën, një ditë do të realizohet

Showbiz March 01, 2026 - 20:30

Post Big Brother vijon edhe për edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova 4.

Banorët do të mblidhen edhe një herë së bashku, për të treguar të pathënat e rrugëtimit të tyre.

Teksa këtë herë u realizua brenda shtëpisë së famshme, ata kanë shfaqur emocionet e tyre për lojën që kanë zhvilluar.

Fituesi i këtij sezoni u shfaq i emocionuar duke theksuar se duhet t’i ndjekim ëndrrat pasi që një ditë do të realizohen.

“O nuk ka lidhje se kush je, apo prej nga vjen. Thjesht ndjeke ëndrrën se realizohet një ditë”, u shpreh Londrim Mekaj.

Në vend të dytë u rendit Elijona Binakaj, në vend të tretë Ludo Lee, në vend të katërt Klodian Mihaj dhe e fundit Hygerta Sako.

Edhe ky edicion solli përplot emocione, të papritura e me shumë surpriza.