Zhvillimet në Dubai, Morena qetëson ndjekësit: Jam mirë, me Zotin

Zhvillimet në Dubai, Morena qetëson ndjekësit: Jam mirë, me Zotin

Showbiz March 01, 2026 - 19:07

Pas zhvillimeve të fundit në Dubai, ku disa sulme me dronë shkaktuan flakë dhe panik në qytet, personazhet publik nuk kanë mbetur indiferentë ndaj situatës.

Një nga të prekurat më të dukshme ishte modelja Morena Taraku, e cila ndau dje me ndjekësit pamje nga dritarja e saj, ku shiheshin shpërthimet dhe flakët në afërsi të zonës ku ajo jeton.

Image

Imazhet dhe tensioni i momentit ngritën shqetësime të shumta mes fansave, të cilët e kontaktuan për të marrë informacion mbi sigurinë e saj.

Sot (e diel) Morena ka vendosur të qetësojë të gjithë me një postim të shkurtër në Instagram.

“Faleminderit shumë për kujdesin. Jam mirë, jam e qetë dhe jam me Zotin”, tha ajo.

Ky mesazh konfirmon se, pavarësisht situatës së frikshme dhe pamjeve dramatike nga dritarja e saj, Morena po e kalon situatën me qetësi dhe pa rrezik.

Fansat e saj kanë shprehur lehtësimin dhe mbështetjen, duke treguar solidaritet në këto momente të tensionuara. 

Image