Dolce flet menjëherë pas finales: Kam pasur shumë kritika, e di shumë mirë ku jetojmë dhe i prisja

Dolce flet menjëherë pas finales: Kam pasur shumë kritika, e di shumë mirë ku jetojmë dhe i prisja

Showbiz February 28, 2026 - 21:01

Mbrëmë u zhvillua finalja e shumëpritur e Big Brother VIP Kosova 4, ku fitues u shpall Londrimi, i cili kishte arritur të fitonte zemrat e publikut me karakterin dhe qëndrimin e tij gjatë gjithë edicionit.

Atmosfera ishte e mbushur me emocione, surpriza dhe reagime të ndryshme nga finalistët dhe ish-banorët, të cilët u ndalën për të dhënë komentet e tyre menjëherë pas shpalljes së fituesit.

Dolce në intervistë tha: “Reagime të shumta, shumë kritika, normal, atë e dija dhe e di shumë mirë ku jetojmë. I prisja, normal, nuk mërzitem, por kam pasur kaq shumë dashuri dhe njerëzit që më duan janë shumë më shumë se disa që mund të ofendojnë ose të më thonë ndonjë fjalë”.

Ajo shtoi se nuk i kushton vëmendje mesazheve negative dhe se nuk i afrohet njerëzve që merren me llafe.

Kjo intervistë tregon se, pavarësisht kritikave dhe diskutimeve që ndodhin jashtë shtëpisë, disa banorë zgjedhin të fokusohen tek mbështetja dhe dashuria e vërtetë e publikut. /telegrafi

Image