Momenti që u bë viral - biseda e ngrohtë e DJ Gimbos me Egli Takon në Big Brother VIP [video]

Momenti që u bë viral - biseda e ngrohtë e DJ Gimbos me Egli Takon në Big Brother VIP [video]

Showbiz February 24, 2026 - 12:15

Big Brother VIP Albania 5 mbrëmjen e djeshme (e hënë) priti një mysafire të veçantë.

Egli Tako riktheu prezencën e saj në shtëpi në juri të "Miss & Mister Big Brother", duke tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe publikut.

Vizita e saj solli emocion dhe kujtime nga rrugëtimi i mëparshëm brenda formatit.

Megjithatë, momenti që bëri më shumë bujë në rrjetet sociale ishte takimi i ngrohtë mes Eglit dhe DJ Gimbos, i njohur si miku i ngushtë i Gjestit.

Image

Gimbo e përshëndeti me një ton të ngrohtë: “Ça po bën, si të kam zemër?”, ndërsa Egli iu përgjigj me buzëqeshje: “Mirë, juve si jeni?”.

Takimi u mbyll me fjalët e shkurtra por të sinqerta të Gimbos: “Më vjen mirë që të pashë".

Për ndjekësit, ky moment u duk i rëndësishëm duke marrë parasysh historikun e tyre: Egli dhe Gjesti ishin ish-partnerë dhe lidhja e tyre kishte qenë shumë e komentuar në edicionin e kaluar. /telegrafi