“Ma thuaj edhe njëherë edhe të mbys”, Miri eskalon prapë në kërcënime ndaj Shëndritit

“Ma thuaj edhe njëherë edhe të mbys”, Miri eskalon prapë në kërcënime ndaj Shëndritit

Showbiz February 23, 2026 - 13:31

Disa ditë më parë, Shëndriti, Miri dhe Rogerti u përfshinë në një debat që rezultoi me kërcënime ndaj Shëndritit, teksa i thonin: "Të tregojmë ne bijtë e kujt jemi, të mbysim këtu”.

Duket se tensioni vazhdoi edhe sot, pasi u soll në vëmendje se ky videoklip nuk u shfaq në Prime.

Shëndriti tha: "S’e kanë qitë se ‘të vras me ke thënë’ nuk e harroj”.

Miri i përgjigjet: "Të kam thënë ‘të mbys’, të kam thënë edhe nëse ma thua edhe njëherë të mbys. Ma thuaj edhe njëherë, po pate atë prapanicën!"

Shëndriti replikon: "Jo, frikësohem. Nuk dua të më vrasë askush, nuk dua të më vrasin për një fjalë”.

Miri shton: "Se mu atë më thuash ‘bir…bir ashtu’, s’ka bir nëne të ma thotë", duke iu referuar faktit që Shëndriti i pati thënë "Hijo de puta".

Më tej, Miri i thotë Shëndritit se ai dridhet nga fjalët, ndërsa ky i fundit i përgjigjet se nuk i lëviz as qerpiku.