“Ju jeni fake” - shpërthen Elijona ndaj Londrimit dhe Klodit, pas gjithë kohës si shokë të afërt [video]

“Ju jeni fake” - shpërthen Elijona ndaj Londrimit dhe Klodit, pas gjithë kohës si shokë të afërt [video]

Showbiz February 20, 2026 - 11:06

Gjatë “Darkës së finalistëve” në Big Brother VIP Kosova 4 tensioni arriti kulmin kur Elijona shpërtheu ndaj Londrimit dhe Klodit, duke i quajtur “fake”.

“Ju më lini të kuptoj që jeni ‘fake’, përderisa fjalët e Dolces ju lënë të dyshoni në komplet raportin tonë… duket sikur po mundoheni ta shfrytëzoni situatën dhe keni qenë shokë ‘fake’”, tha Elijona.

Ajo shtoi se ishte e pakënaqur që dyshimet e tyre dolën vetëm tani, pas finales dhe fjalëve të Dolces.

Londrimi ndërhyri duke pyetur: “Fake ti mund t’i quash dy persona që fillojnë të shikojnë vetën dhe qëllimin për të cilin kanë ardhur?”.

Elijona iu përgjigj: “Jo, po normal që ndihem keq… pse ju ra tash ndërmend?”.

Benita komentoi se kjo duhet të kishte ndodhur më herët, ndërsa Londrimi vazhdoi duke thënë: “Elijona, je shumë gabim”.

Momenti la një atmosferë të tensionuar dhe surprizoi jo vetëm konkurrentët, por edhe publikun, duke reflektuar konfliktet dhe intrigat brenda shtëpisë së Big Brother. /telegrafi