Loredana 'godet' Mozzikun publikisht: Nuk ia kam ndaluar vajzën, ka ardhur 100 herë për koncerte këtu dhe s'e ka takuar

Loredana 'godet' Mozzikun publikisht: Nuk ia kam ndaluar vajzën, ka ardhur 100 herë për koncerte këtu dhe s'e ka takuar

Showbiz February 19, 2026 - 22:13

Artistja e njohur Loredana Zefi ka bërë deklarata të forta rreth marrëdhënies së saj me ish-partnerin, reperin Mozzik, gjatë një bisede.

 Në intervistë, Loredana foli hapur për mënyrën se si menaxhon marrëdhënien mes saj dhe Mozzikut, sidomos në lidhje me takimet e reperit me vajzën e tyre, Hanën.

Ajo mohoi pretendimet se nuk e lejon Mozzikun ta takonte vajzën: "Jo, nuk është e vërtetë. Them ndoshta në fillim, kur kam qenë shtatzënë dhe ka lindur çika, në fillimet e para kur jemi ndarë, ma merr mendja që prej emocioneve i ka shkruar ndonjëherë 's’ke me taku çikën' ose ndonjë gjë. Por ajo ka qenë pjesa kur je aq keq sa ndonjëherë s’e di çka flet".

Loredana sqaroi më tej se situata është ndryshuar me kalimin e kohës: "Ditët e para ndoshta, por jo muajt e vitet e tjera siç e qet ai. Ai mundet me ardhë me pa çikën kur të dojë, e ka derën hapur gjithmonë, por nuk e ka parë si obligim me ardhë. Gjithmonë më ka thënë: ‘Duhet me ma pru ti mu’. Unë i thosha se kam obligim me ta pru. Unë i them çikës: ‘Thirre babin, fol me të në telefon ose thirre gjyshin edhe gjyshen’, por tash unë atë me zor s’mundem me e shti kur ai s’është i interesuar. Unë thjesht kam vendosur me mbyll gojën për shkak që unë e mendoj Hanën në fillim"

Ajo theksoi edhe pse nuk dëshiron të flasë keq për Mozzikun, kjo është për hir të vajzës: "Nuk mundem me fol keq për të për shkak se e lëndoj çikën. Nuk dua tash njerëzit me kuptu kush është babi i saj i vërtetë, për shkak se e lëndoj Hanën. Kjo i ka 7 vjet dhe kur të rritet, mosha e bën të vetën. E kupton kjo dikur dhe ka me më bo pyetje. Gjithmonë jam munduar mos me tregu tamam si është situata, për mos me e lëndu".

Më tej, Loredana shtoi se Mozzik shpesh nuk ka treguar përkushtim real: "Vjen për ditëlindje, 100 foto e 'Urime zemra ime' dhe largohet. Ka ndodh 100 herë ka pasur koncerte këtu dhe s'e ka kaluar rrugën për të ardhur".

Deklaratat e Loredanës vijnë pas një periudhe kur vëmendja publike për raportin e tyre ka qenë e lartë, duke nxitur debatet për mënyrën se si prindërit menaxhojnë marrëdhënien me fëmijët pas ndarjes. Ajo thekson se prioriteti i saj mbetet gjithmonë mirëqenia dhe qetësia e Hanës. /telegrafi