Banorët e Big Brother shfaqen me bluzat “Liria ka Emër”, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Banorët e Big Brother shfaqen me bluzat “Liria ka Emër”, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Showbiz February 17, 2026 - 08:39

Ditën e sotme, më 17 Shkurt, Kosova shënon 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Në Prishtinë, në orën 14:00 do të mbahet marshi “Drejtësi, Jo Politikë” në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Me këtë rast banorët janë parë të veshur me bluzat "Liria ka Emër", në përkrahje të tyre.

Këtë Marsh e kanë mbështetur edhe shumë këngëtarë dhe artistë tjerë si: Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik, Gold AG, Visar Peja, Majkaveli, Mar1n, DJ Dagz, Bllekibllek, Alban Sejdiu, Taulant Bajraliu, Edi Kastrati, Gresa Behluli, Veli Sahiti, Driton Fazliu etj.

Marshi, i organizuar nga platforma "Liria ka Emër" më 17 Shkurt pritet të shndërrohet në mobilizimin më të madh qytetar të mbajtur ndonjëherë në Kosovë, duke bashkuar qytetarë nga të gjitha komunat, diaspora, familje të dëshmorëve, të rinj, artistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Si të paraburgosur në Hagë, që pesë vjet po mbahet ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.