Pas nominimit të sajuar kokë më kokë, Brikena e Miri kthehen në shtëpi, Rogerti: Kjo është lojë me hile

Pas nominimit të sajuar kokë më kokë, Brikena e Miri kthehen në shtëpi, Rogerti: Kjo është lojë me hile

Showbiz February 11, 2026 - 14:41

Gjatë mbrëmjes së sotme në Big Brother VIP Albania u zhvillua një televotim i sajuar që i surprizoi banorët dhe publikun.

Tema e kësaj nate ishte tërësisht e stisur që nga Prime-i i kaluar, duke krijuar një lojë psikologjike të zgjuar për banorët.

Përmes këtij rrengu, Vëllai i Madh zgjodhi që dy banorët “të nominuar” të ishin Brikena dhe Miri, duke i futur ata në një situatë të tensionuar dhe plot emocione.

Të dy u nisën drejt studios për të mësuar fatin e tyre, ndërsa pritja ishte e mbushur me nervozizëm dhe kuriozitet.

Publiku dhe banorët e tjerë ndoqën me vëmendje momentin, duke u përballur me mundësinë e largimit të njërës prej tyre nga shtëpia.

Pavarësisht tensionit të krijuar, televotimi ishte thjesht një lojë e stisur, dhe pas njoftimit të rezultatit, si Brikena, ashtu edhe Miri u rikthyen të qetë dhe të sigurt në shtëpi.

Ndërkohë, Rogerti u shfaq i nervozuar dhe shprehu pakënaqësinë e tij, duke thënë se kjo ishte një lojë me hile, pasi nuk ishte ende në dijeni që televotimi ishte i sajuar. /telegrafi