Dokumentet e publikuara nga SHBA-ja, çfarë zbulojnë e-mailet e Epsteinit për motrat Hadid
Në një nga e-mailet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përmendet një bisedë ku Jeffrey Epstein diskuton për karrierën e motrave Bella dhe Gigi Hadid në industrinë e modelingut.
Biseda mban datën 3 dhjetor 2015 dhe zhvillohet mes Epsteinit dhe një personi të paidentifikuar, që dyshohet të ketë pasur lidhje me botën e modelingut.
Në fillim të dialogut, bashkëbiseduesi e pyet Epsteinin: “Si u bënë modele motrat Hadid dhe fituan kaq shumë para? Nuk e kuptoj”.
“Ti e di”, përgjigjet Epsteini, duke kundërshtuar më pas pretendimin se “babai i tyre pagoi agjencinë e modelingut”.
Biseda vijon me tone edhe më të forta. Në një tjetër mesazh, personi i paidentifikuar shkruan: “Ka shumë vajza që bëjnë kompromis”, ndërsa Epsteini përgjigjet: “Jam dakord”.
“Pra, çfarë bënë ato?” këmbëngul bashkëbiseduesi. Në përgjigje, Epsteini përdor një shprehje vulgare me nënkuptime të qarta. Kur ai pyetet për motrat Hadid me frazën “nëse mund ta bëjnë ato, pse jo unë?”, Epsteini përfundon: “Sepse ato ndjekin udhëzimet e babait të tyre, është kaq e thjeshtë”.
