Labi akuzon Klodin e Londrimin: Keni prekur gruan time për fëmijën në Serbi [video]

Labi akuzon Klodin e Londrimin: Keni prekur gruan time për fëmijën në Serbi [video]

Showbiz February 11, 2026 - 08:17

Në prag të finales së madhe të Big Brother VIP Kosova 4, tensionet e përplasjet në shtëpi janë bërë më të forta.

Ka qenë Labinot Rexha i cili ditëve të fundit ka pasur debate të ashpra me disa nga banorët.

E së fundmi pati një situatë të agravuar me Klodian Mihajn e Londrim Mekajn.

Ai i akuzoi ata se e kanë prekur gruan e tij për fëmijën që kinse ka në Serbi.

"Ju jeni njerëz egoista. Ju prekni gruan time për fëmijën në Serbi. Marre ju qoftë. A është në rregull fara fara në Serbi', iu drejtua Labi.

Ndërkaq, kanë mbetur vetëm edhe pak javë deri në finalen e madhe, që është më 27 shkurt.

Po ashtu është hapur edhe një televotim për finalistin e këtij edicioni të BBVK. /telegrafi