Banorët e Big Brother ndajnë emocionet përpara dasmës së Klodit dhe Elijonës
Sonte (e diel) po mbahet një dasmë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, ndonëse në një ambient krejtësisht tjetër.
Ka qenë Hygerta Sako e para që shkoi drejt eventit ku po mbahet, duke ndarë emocionet përpara dasmës së Klodianit me Elijonën.
"Në fakt aq sa i kam parë, Klodi e ka marrë me shumë emocion siklet, ndoshta që nuk di shumë të kërcej. Elijona duket se po e shijon shumë përgatitjet për këtë dasmë", u shpreh ajo.
Tjetri që ndau emocionet e kësaj dasme ishte këngëtari Ardit Stafaj.
"Ka gjasa që do të ketë lot, gjithçka e pritshme, lot gëzimi. Se çka do të ndodh ngelet të shohim", tha ai.
Pas Arditit, komente për dasmën bënë edhe motrat: Suanita e Aurora Rrusta.
"Po më duket si tamam dasmë. Elijona po e ndjen më shumë se sa për lojë. Do ta kundërshtoj martesën Benita, s'po besoj që e bën edhe pse nuk ja ndjen asaj", thanë ato mes tjerash.
Londrim Mekaj gjithashtu ka dhënë një koment përpara dasmës së miqve të ngushtë.
"Po gëzohem se edhe pak me hile. Për jashtë nuk e di si e keni parë, kanë shumë-shumë kimi, por jashtë nuk e di. Këtu janë çifti më i mirë dhe më perfektë", tha ai.
Dolce gjithashtu ka folur për ceremoninë që po zhvillohet në Big Brother.
"Kam shumë emocione. Dua të shoh. Jam shumë kurioze", tha ajo.
Ludo Lee ka qenë i radhës që ka shprehur mendimin e tij për dasmën Klodi-Elijona.
"Po ndihem shumë mirë. Shoh shumë realitet, ka shumë detaje. Si reagojnë, pjesë e lojës i shfrytëzoj edhe në të ardhmen", tha ai.
Një tjetër konkurrent që ka dhënë mendimin e tij për dasmën ka qenë edhe Labinot Rexha.
"Ekstrem mirë. Jam i lumtur dhe sigurisht që martohet një shok i imi sonte, kemi pasur shumë konflikte po tani jemi shokë", tha ai.
Benita Zena ndonëse jo edhe aq e lumtur dha deklaratat e saj para dasmës.
"Me emocione jam mirë, me thënë. Mendimi i parë, normal nuk jam ndjerë mirë se e kam pritur veten. Ju uroj suksese në dasmë. Kam qenë në mëdyshje të marrë pjesë, nuk e dija se është një ndjenjë. Vendosa se thash është jo-respekt ndaj publikut", tha ajo.