Pas këngës “Diss”, ish-menaxheri hedh akuza të rënda në drejtim të Mozzikut
Kënga e re e Mozzikut “Diss”, përveç vetes, ka përfshirë edhe shumë personazhe të tjera.
Në mesin e tyre edhe ish-menaxherin e tij, Met Elshanin, në kohën kur ishte pjesë e "On Records".
"E ke pasur një menaxher s'po ia di emrin diçka Elshan, t'i merrke 70 për qind e ty t'u doke tamam", thotë në një pjesë të projektit.
E për këtë mori një reagim në rrjete sociale nga ish-menaxheri, i cili hodhi akuza të mëdha për të.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
"Është sinqerisht qesharake se si disa njerëz mund të jenë kaq mosrespektues dhe prapë të mendojnë se meritojnë ende një vend në jetën time.
Mjaft me broçkulla. Gënjeshtrat e tua të kanë çuar pikërisht aty ku je tani.
Çdo grimcë dhimbjeje mendore dhe fizike që ke pasur – dhe që ende ke – e ke shkaktuar vetë.
Gënjeshtra, tradhti, luajtja e rolit të viktimës.
E vërteta tashmë ka dalë në shesh. Madje e ke pranuar vetë.
T’i vjedhësh kursimet e jetës një gruaje të moshuar dhe pastaj të përpiqesh t’ia hedhësh fajin ish-bashkëshortes?
Ti dhe gruaja jote e dini shumë mirë çfarë keni bërë.
E shtytë atë grua të moshuar drejt mendimeve vetëvrasëse dhe ende do të luash rolin e njeriut të mirë". /Telegrafi
