“Jugosllavia” mund ta vërë Serbinë në vështirësi me rregullat e Eurovisionit
Serbia mund të ketë probleme me Eurovisionin nëse zgjedh për t'u përfaqësuar me një këngë, e cila në mënyrë simbolike ka mesazh politik.
Këngëtarja serbe Zejna është në garë për të përfaqësuar Serbinë në Eurovision këtë vit me këngën “Jugosllavia”, e cila nëse fiton festivalin kombëtar të Serbisë, mund të jetë nën llupën e EBU-së, e cila organizon festivalin evropian të këngës, ku janë të ndaluar mesazhet politike, shkruan Zeri.info.
Në thelb, kënga e përdor “Jugosllavinë” si metaforë emocionale për një lidhje të fortë mes dy njerëzve: bashkim, shpresë, dritë pas errësirës, shërim dhe dashuri që mposht shkatërrimin. Mesazhi kryesor është uniteti kundër shkatërrimit, si në marrëdhënie personale, ashtu edhe në kuptim simbolik shoqëror.
“Jugosllavia jemi ti dhe unë,
rrënim dhe heshtje,
dritë dhe forcë,
dashuri të kam sjellë”, thuhet në refrenin e këngës serbe.
Kjo këngë, e cila është publikuar një ditë më parë, është kthyer në një nga këngët më të pëlqyera për të shkuar në Eurovision, pasi këtë e tregojnë reagimet dhe shikimet që ka marrë në Youtube.
Ka qenë faqja “Eurovision Kosovo” në Twitter, e cila lobon që një kohë për të afruar KOsovën në Eurovision, e cila menjëherë ka lëshuar një reagim, duke theksuar mesazhin politik që mund ta ketë kënga, transmeton Zeri.info.
ë #Serbia can’t separate politics from #Eurovision After a song about the “return of the army to #Kosovo ” in PZE, this year there’s a song glorifying #Yugoslavia . If Serbia selects it, the EBU won’t allow it — political messages are banned by the rules. pic.twitter.com/HpuDf1hhQn
— Eurovision Kosovo (@ESCKOSOVO) February 2, 2026
“Serbia nuk mund të ndajë politikën nga #Eurovision. Pas këngës vitin e kaluar në PZE për “kthimin e ushtrisë në Kosovë,” këtë vit ka një këngë që lavdëron Jugosllavinë. Nëse Serbia e zgjedh, EBU nuk do ta lejojë — mesazhet politike janë të ndaluara sipas rregullave”, ka shkruar Eurovision Kosovo, e cila është duke u vërshuar nga reagimet përmes komenteve në postimin e saj.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që në festivalin kombëtar të Serbisë, që organizohet nga transmetuesi publik serb RTS, ka këngë me mesazhe politike. Në festivalin serb të vitit 2024, ishte kënga “Gnezdo orlovo” [Foleja e shqiponjave] e kënduar nga këngëtarja nacionaliste dhe proruse, Breskvica e që i këndonte në mënyrë simbolike “kthimit të ushtrisë serbe në Kosovë”, por e njëjta nuk u zgjodh për ta përfaqësuar Serbisë, pas votimit të publikut dhe jurisë.
Ka disa raste në historinë e Eurovisionit kur këngëve u është kërkuar të ndryshojnë tekstin për shkak të rregullave të Festivalit.
Eurovisioni këtë vit do të mbahet në Vjenë të Austrisë më 12, 14 dhe 16 maj. /Zëri