Limi - Albës: Po nuk fitove do kesh probleme
Showbiz
January 28, 2026 - 13:19
Mëngjesin e ditës së sotme (e mërkurë), Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, kanë diskutuar rreth lojës në shtëpinë më të famshme në vend.
Alba theksoi se nuk është shumë e fokusuar në lojë, teksa Limi e paralajmëroi për diçka.
“Po nuk fitove, do të kesh probleme. A po jo”, tha ai.
"Mos më bëj kështu tani. E di që nuk varet nga unë ajo pjesë", iu drejtua banorja.
"Normalisht shumë gjëra", tha tutje Limi.
"Edhe ti e di se sa e vështirë është për figurat që janë shumë të njohura ose që kanë eksperiencë në reality shou", iu përgjigj në vazhdim Alba.
Ata duket se i dhanë një shans njëri-tjetrit, por që po vazhdojnë të kenë ulje e ngritje në raport. /Telegrafi/