Endri lanson këngën “Pa ty”
Endri më në fund është rikthyer zyrtarisht në muzikë dhe e ka bërë këtë pikërisht me këngën që u bë kryefjalë e rrjetit gjatë prime-t të së premtës në Big Brother VIP Kosova. Projekti “Pa Ty” tani është publikuar i plotë, duke na rikujtuar menjëherë atë takimin viral dhe plot emocione me Benitën. Por, situata është bërë paksa konfuze për fansat e dyshes. Edhe pse Endri e këndoi këtë baladë duke e parë në sy Benitën në një moment që dukej tejet personal, ai ka sqaruar se teksti nuk është dedikim për të.
Për këtë projekt, që pritet të jetë një nga baladat e sezonit, Endri i ka besuar gjithçka producentit të kahmotshëm si bashkëpunëtor, Zzap-it. Është pikërisht ZZAP ai që ka krijuar vijën melodike, tekstin dhe ka kuruar të gjithë anën audio, duke i dhënë këngës një kualitet modern dhe profesional.
E menaxhuar nga Fole Publishing, “Pa Ty” tashmë është në të gjitha platformat muzikore dhe në YouTube me klip të realizuar nga AI.
Ky projekt do të shënojë rikthimin me një varg këngësh tjera të artistit i cili një dekadë me parë në adoleshencën e tij ishte ndër më të suksesshmit në mesin e emrave të rinj të skenës muzikore shqiptare.