Publikohet videoja ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga reperi Finem

Publikohet videoja ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga reperi Finem

Showbiz January 21, 2026 - 14:12

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Lim Hoti, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike për shkak të paraqitjeve të tij të shpeshta në media dhe rrjete sociale.

Së fundmi në rrjetet sociale është shpërndarë me shpejtësi një video, ku ai shihet i përfshirë në një përleshje fizike në mes të rrugës, ku dyshohet se është sulmuar nga reperi Finem.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, duke shkaktuar komente dhe diskutime të shumta mes ndjekësve. Ndërkohë, Finem ka konfirmuar se bëhet fjalë për një incident të vërtetë, duke shtuar edhe më tej interesimin e publikut rreth këtij rasti.