Faton Peci pret në takim Adelina Ismailin: Me kontributin e saj unik, ajo është bërë pjesë e historisë së Kosovës

Faton Peci pret në takim Adelina Ismailin: Me kontributin e saj unik, ajo është bërë pjesë e historisë së Kosovës

Showbiz January 20, 2026 - 23:05

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka mirëpritur sot në një takim të veçantë këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke vënë në pah vlerësimin institucional për figurat që kanë lënë gjurmë të thella në artin dhe kulturën shqiptare.

Adelina Ismaili, e cila vetëm disa muaj më parë u dekorua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me mirënjohje presidenciale për kontributin e saj në muzikë dhe kulturë, u prit me respekt të veçantë nga Faton Peci. Ky takim u pa si një vlerësim i radhës për rolin dhe ndikimin e saj ndër vite në skenën muzikore dhe shoqërore të vendit.Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Peci ndau detaje nga biseda me artisten, duke e cilësuar atë si një figurë avangarde të muzikës kosovare. “Sot pata një takim frymëzues me avangardën e muzikës kosovare, Adelina Ismajli. Adelina ka thyer kufij dhe ka hapur shtigje të reja për artin dhe guximin krijues”, shkroi ai.