Publikohet fotosesioni i martesës së Bleros me Eronitën
Showbiz
January 13, 2026 - 10:05
Blero Muharremi mbrëmjen e djeshme (e hënë) ka kurorëzuar dashurinë me martesë.
Ai dhe partnerja e tij nga Prizreni, Eronita Karavidaj, i kanë dhënë fund beqarisë.
Ceremonia e tyre u organizua në një nga restorantet luksoze në Prishtinë mes familjarëve e miqve.
Duket se Blero dhe tashmë bashkëshortja kanë një diferencë të madhe në moshë, ndonëse u tha se çifti po pret të bëhet edhe me fëmijë.
Kjo është martesa e tretë për këngëtarin e njohur shqiptar.
Ai më parë ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë Tara.
Martesa e tij e dytë dhe me bujë të madhe ka qenë me blogeren Afrona Dika. /telegrafi