Shqipëria në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit

Shqipëria në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit

Showbiz January 13, 2026 - 09:52

Shqipëria do të ngjitet në skenën e gjysmëfinales së dytë të Eurovision Song Contest 2026, ku do të përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”.

Lajmi është konfirmuar pas shortit zyrtar të organizuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili ka përcaktuar renditjen e shteteve pjesëmarrëse në dy gjysmëfinalet e këtij edicioni.

Performanca e Shqipërisë në gjysmëfinalen e dytë më 14 maj do të jetë vendimtare për kualifikimin në natën finale të festivalit më të madh evropian të muzikës, transmeton Zeri.info.

Kënga “Nan”, e interpretuar nga Alis, është pritur me interes të madh nga publiku dhe kritikët, për shkak të mesazhit emocional dhe elementeve autentike artistike që ajo përcjell.

Projekti përfaqësues i Shqipërisë synon të sjellë në skenën evropiane një kombinim të ndjeshmërisë muzikore dhe identitetit kulturor.

Shqipëria do të ballafaqohet në gjysmëfinale për të siguruar një vend në finalen e 16 majit, me Zvicrën, Danimarkën, Qipron, Norvegjinë, Ukrainën, Rumaninë, Australinë, Bullgarinë etj.

Eurovisioni këtë vit do të festojë 70-vjetorin, derisa po përballet me kritika dhe pjesëmarrjen më të ulët, ku vetëm 35 shtete do të marrin pjesë, pasi pesë të tjera u larguan duke kërkuar përjashtimin e Izraelit nga gara. /Zëri

 

Image