“Më ke tradhtuar”, Keijsi dhe Stelina përballë njëri-tjetrit
Showbiz
January 07, 2026 - 10:30
Keijsi dhe Stelina janë vënë përballë njëri-tjetrit këtë mbrëmje për të sqaruar situatën mes tyre.
Ajo iu drejtua duke i thënë se e ka tradhtuar dhe kjo ka qenë arsyeja e ndarjes mes tyre, ndërsa Keijsi tha se kjo nuk ka ndodhur.
“Jam tradhtuar”, tha Stelina.
“Në mendjen tënde, sa kohë kam qenë me Stelinën nuk e kam tradhtuar.
Më parë për të kam ndjerë shumë dashuri dhe shumë respekt. Momentalisht është një ndjesi e përzier, të ngatërruara. Ka mundësi të ulemi për një darkë këtu dhe ta sqarojmë këtë muhabet”, iu drejtua ai Stelinës, ndërsa ajo i tha "po".
A do ta falte tradhtinë Stelina?
“Është një nga gjërat që nuk do ta falja në një raport”, tha ajo. /syri