Banorët e Big Brother VIP Kosova flasin për Big Brother-in në Shqipëri, përmendin edhe Shpat Kasapin

Banorët e Big Brother VIP Kosova flasin për Big Brother-in në Shqipëri, përmendin edhe Shpat Kasapin

Showbiz January 05, 2026 - 10:20

Banorët e Big Brother VIP Kosova 4 kanë biseduar së fundmi për edicionin e ri të Big Brother në Shqipëri.

Ata komentojnë formatin e ngjashëm në të cilin janë, duke aluduar për personazhe dhe për mbarëvajtjen atje.

“O zotërinj ngadalë se ia ka filluar edhe komshia. Ku e di çfarë personazhe janë atje që ne nuk e dimë”, tha Eduard Kuçi në një moment.

Labinot Rexha pa qenë në dijeni për vdekjen e këngëtarit, përmendi emrin e Shpat Kasapit.

“Shpati”, u shpreh ai.

Kjo pasi artisti nga Tetova do të bëhej pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.

“Aty edhe kur ofendojnë, ofendojnë me stil disi. Është theksi që e zbut”, tha Elijona Binakaj në anën tjetër.

Big Brother në Shqipëri ka nisur më 20 dhjetor 2025.

@cacaleonard

Produksioni jau terheq vemendjen sdi sa here ë

ë Originalton - CACA LEONARD ë