Hailey Bieber mahnit me paraqitjen e saj gjatë pushimeve tropikale familjare

Hailey Bieber mahnit me paraqitjen e saj gjatë pushimeve tropikale familjare

Showbiz January 04, 2026 - 09:45

Hailey Bieber ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi ndau disa fotografi me rroba banje nga pushimet tropikale që po i shijon me bashkëshortin Justin Bieber dhe djalin e tyre, Jack Blues.

Image

Modelja 29-vjeçare u shfaq me veshje verore që nxirrnin në pah linjat e saj, duke kombinuar momente sensuale me çaste të ëmbla familjare.

Image

Në disa prej imazheve, Hailey tregoi edhe detaje nga jeta si nënë, përfshirë një fotografi të këmbës së vogëlushit Jack pranë saj, si dhe një byzylyk të personalizuar me emrin e tij, shkruan DailyMail.

Krahas kësaj, ajo ndau edhe selfie pa mbishkrime, duke i lënë pamjet të flasin vetë, ndërsa një postim e shoqëroi thjesht me fjalën “gati!”.

Image

Edhe pse Justin nuk u shfaq drejtpërdrejt në fotografi, Hailey tregoi mbështetje për markën e tij të veshjeve dhe ndau pamje nga rutina e përkujdesjes personale dhe produktet e markës së saj Rhode Skin, duke e kthyer pushimin në një kombinim relaksi, mode dhe familjeje. /Telegrafi