Ibrahim Tatlises ribashkohet me ishin pas 25 vitesh, shpërthen në lot
Ajo që dukej e pamundur për më shumë se dy dekada, ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Ibrahim Tatlëses dhe ish-partnerja e tij e famshme, balerina Asena, janë bërë bashkë në skenën e “ëbo Show” pas plot 25 vitesh.
Në puntatën speciale të Vitit të Ri, e cila theu rekordet e shikueshmërisë në Turqi, Asena u shfaq si surprizë në studio, duke lënë pa fjalë jo vetëm publikun, por edhe vetë “Perandorin”.
Takimi i tyre nuk kaloi pa emocione të forta. Në momentin që Asena performoi dhe u afrua pranë tij, Ibrahim Tatlëses nuk ka mundur t’i mbajë lotët. Ky reagim konfirmoi se pavarësisht ndarjes së bujshme dhe tensioneve të dikurshme, historia e tyre mbetet një nga më të ndjerat në showbizin turk.
Dyshja ka pasur një romancë të gjatë gjatë viteve ’90, e cila përfundoi në mënyrë dramatike në fillim të viteve 2000. Që prej atëherë, ata nuk ishin parë asnjëherë bashkë dhe marrëdhënia e tyre ishte konsideruar e mbyllur përgjithmonë.
Përveç Asenës, të ftuar në këtë mbrëmje gala ishin edhe diva Bülent Ersoy, Yëldëz Tilbe dhe Cengiz Kurtoëlu, por vëmendjen kryesore e rrëmbeu pa dyshim paqja e vendosur mes Ibo-s dhe Asenës. /Prive By Liberta Spahiu
@aysima_416 #trend #ibrahimtatlëses #fyppppppppppppppppppppppp #asena #iboshow ë Beni Hatërla - Nazan Öncel