Antigona Ramosaj diagnostikohet me sëmundjen e rëndë: Po kaloj një nga betejat më të vështira të jetës sime

Antigona Ramosaj diagnostikohet me sëmundjen e rëndë: Po kaloj një nga betejat më të vështira të jetës sime

Showbiz January 02, 2026 - 13:09

Antigona Ramosaj, nëna e dy artistëve të njohur Beatrix dhe Alban Ramosaj, ka ndarë me publikun një lajm të trishtë.

Ajo ka bërë të ditur se është diagnostikuar me kancer dhe se ka përfunduar seancën e parë të kimioterapisë.

Lajmin e ka bërë publik përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku ka folur hapur për betejën e saj me sëmundjen.

“Miqtë e mi, këto ditë po kaloj një nga betejat më të vështira të jetës sime, luftën me kancerin. Sot sapo kam përfunduar kimioterapinë e parë dhe ndihem shumë e lodhur, por zemra ime është plot”, ka shkruar ajo.

Antigona është shprehur mirënjohëse për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë, duke përcjellë njëkohësisht edhe një mesazh të rëndësishëm ndërgjegjësues për gratë.

“Doja t’ju them sa shumë ju dua dhe sa mirënjohëse jam për secilin prej jush. Për fjalët e bukura, lutjet, mesazhet dhe dashurinë që ma keni dhënë çdo ditë. E vetmja arsye pse po shkruaj publikisht është për të inkurajuar vajzat dhe gratë që të mos i lënë pas dore kontrollet mjekësore, as për shqetësimet më të vogla”, ka theksuar ajo./telegrafi