“Zjerm” e Shkodra Elektronike renditet e treta në Top 250 këngët e Eurovisionit

“Zjerm” e Shkodra Elektronike renditet e treta në Top 250 këngët e Eurovisionit

Showbiz January 01, 2026 - 11:33

Viti 2025 ka nisur me një arritje të rëndësishme për Shkodra Elektronike. Kënga e tyre “Zjerm” është renditur në vendin e tretë në listën prestigjioze Top 250 këngët e Eurovisionit, duke u vlerësuar mes 250 këngëve më të mira nga e gjithë historia e festivalit evropian të muzikës.

Sipas renditjes së publikuar nga Songfestival.be, një platformë e njohur mes fansave të Eurovisionit, “Zjerm” është pozicionuar si një nga këngët më të vlerësuara të këtij edicioni. Në këtë renditje, janë radhitur në vendin e parë dhe të dytë dy këngë të interpretuara nga Loreen, legjenda e Eurovisionit dhe fituese e dyfishtë e këtij festivali me hitet “Euphoria” dhe “Tattoo”, shkruan Zeri.info.

Votimi për Top 250 këngët e Eurovisionit organizohet çdo fundvit nga Songfestival.be dhe përfshin pjesëmarrjen e mijëra fansave nga e gjithë Evropa dhe më gjerë. Çdo votues ka të drejtë të zgjedhë 10 këngët më të mira nga e gjithë historia e festivalit, duke e bërë këtë renditje një tregues të rëndësishëm të pëlqimit dhe ndikimit afatgjatë të këngëve në publik.

Ky vlerësim konfirmon suksesin e “Zjerm” dhe pozicionon Shkodra Elektronike si një nga emrat më të spikatur të vitit 2025 në skenën e Eurovisionit, duke e nisur Vitin e Ri me një arritje që i tejkalon kufijtë kombëtarë.

Shkodra Elekronike e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2025 ishte radhitur në vendin e 8-të. /Zëri