Aktorja e njohur turke vjen në Kosovë, e quan shtëpi
Aktorja turke e serialeve shumë të ndjekura “Kardeshlerim” dhe “Bir Gece Masalë”, Su Burcu Yazgi Coshkun, ka surprizuar ndjekësit e saj shqiptarë ditën e sotme me një postim emocionues nga Kosova.
Aktorja 19-vjeçare ka publikuar në “Instastory” një foto të tabelës rrugore që të drejton për në Prishtinë dhe Mitrovicë.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është mbishkrimi i saj mbi foto: “Hoooome ” (Shtëpi), i shoqëruar me një zemër të bardhë.

Në një video tjetër dëgjohet duke kënduar edhe një këngë të Butrint Imerit.
Në intervista të mëparshme, Su Burcu ka folur gjithmonë me krenari për rrënjët e saj.
Në disa dalje publike për mediat turke, ajo e ka theksuar qartë origjinën e nënës së saj:
“Mami im është shqiptare. Ajo ka emigruar nga atje drejt rajonit të Detit të Zi në Turqi. Ne i ruajmë traditat shqiptare në shtëpi”, është shprehur aktorja në të kaluarën.