Fjolla i drejtohet Labit: S’mundesh me ma bo kulaçin kurrë se jam prishtinalike e shehrit

Fjolla i drejtohet Labit: S’mundesh me ma bo kulaçin kurrë se jam prishtinalike e shehrit

Showbiz December 31, 2025 - 09:03

Një debat ka shpërthyer ditën e sotme mes Fjolla Morinës dhe Labinot Rexhës.

Përplasja mes tyre ka ndodhur në ambientet e lavanderisë, në prani të banorëve të tjerë.

Ende nuk dihet se çfarë e nisi konkretisht debatin mes dyshes, por tensioni mes tyre ishte i dukshëm që në fillim.

Gjatë fjalosjes, në një moment Labinot Rexha u dëgjua duke përdorur termin “kulaç”, gjë që duket se nxiti reagimin e menjëhershëm të këngëtares.

Fjolla nuk hezitoi t’i kundërpërgjigjej.

“Ti mu kulaçin a? Ti s'mundesh me ma bo kurrë kulaçin se unë jam prishtinalike e shehrit… prishtinalike me rrënjë”.

Mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi fillimisht këtë përplasje verbale mes tyre. Banorët e tjerë u panë duke ndjekur situatën nga afër, ndërsa tensioni në ambient u ndje për disa momente.