Aktorja e njohur turke vjen në Kosovë, e quan shtëpi

Aktorja e njohur turke vjen në Kosovë, e quan shtëpi

Showbiz December 30, 2025 - 22:28

Ylli i serialit Kardeëlerim dhe Bir Gece Masalë, Su Burcu Yazgë Coëkun, ka surprizuar ndjekësit e saj shqiptarë ditën e sotme me një postim emocionues nga Kosova.

Aktorja 19-vjeçare ka publikuar në “Instastory” një foto të tabelës rrugore që të drejton për në Prishtinë dhe Mitrovicë. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është mbishkrimi i saj mbi foto: “Hoooome ” (Shtëpi), i shoqëruar me një zemër të bardhë.

Për ndjekësit e vëmendshëm, ky postim vjen si një konfirmim i deklaratave të saj të përsëritura ndër vite. Në intervista të mëparshme, Su Burcu ka folur gjithmonë me krenari për rrënjët e saj.

Në disa dalje publike për mediat turke, ajo e ka theksuar qartë origjinën e nënës së saj:

“Mami im është shqiptare. Ajo ka emigruar nga atje drejt rajonit të Detit të Zi në Turqi. Ne i ruajmë traditat shqiptare në shtëpi,” – është shprehur aktorja në të kaluarën.

Madje, ajo ka habitur moderatorët turq kur ka shpjeguar me detaje ushqimet shqiptare që gatuhen në shtëpinë e saj, duke përmendur specifikisht “byrekun me presh” dhe orizin me pulë në furrë, si gatimet e saj të preferuara që e lidhin me kulturën e të parëve.

Me ardhjen e saj sot në Prishtinë, Su Burcu Yazgë Coëkun po vërteton se ato intervista nuk ishin thjesht fjalë, por një lidhje reale me vendin që ajo sot e quan “Shtëpi”. /Prive By Liberta Spahiu

Image