“Mosmirënjohës”, shpërthejnë komentet negative ndaj Stenaldos pas përplasjes së ashpër me Brikenën
Debati mes Brikenës dhe Stenaldos ka vijuar, por me tone më të larta.
Gjatë diskutimit, Stenaldo iu drejtua Brikenës duke i thënë se ajo nuk mund ta mbrojë. Nga ana tjetër, Brikena u shpreh se ishte ndier keq për një fjali të thënë më herët, duke tentuar të shpjegojë qëndrimin e saj.
Mirëpo, kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Stenaldo, i cili reagoi menjëherë: “Si mund të ndihesh keq ti për atë fjali, kur unë nuk u ndjeva keq. Unë ju kam kundërshtar të gjithëve dhe mos e merrni për dobësi qasjen time prej njeriu të edukuar”.
Më pas, Stenaldo shtoi se ishte pikërisht sjellja e Brikenës ajo që e kishte shtyrë të fliste me tone kaq të larta, duke theksuar se ishte provokuar nga ajo.
Pas transmetimit të këtyre pamjeve, reagimet në rrjetet sociale nuk munguan. Një pjesë e madhe e komenteve kanë qenë negative ndaj qasjes së Stenaldos, ku disa ndjekës e kanë cilësuar sjelljen e tij si të ashpër dhe të panevojshme.
Madje, ka pasur edhe komente që e kanë quajtur mosmirënjohës dhe arrogant, duke kritikuar mënyrën se si iu drejtua Brikenës.
Përplasja ka hapur diskutime të shumta mes publikut, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të ndikojë në raportet mes banorëve në vazhdim të lojës. /telegrafi