Glenda Tola zgjidhet shoqëruesja e dytë në “Miss Toursim World 2025” në Kinë

Glenda Tola zgjidhet shoqëruesja e dytë në “Miss Toursim World 2025” në Kinë

Showbiz December 26, 2025 - 19:02

Bukuroshja Shqiptare Glenda Tola ka përfaqësuar Kosovën në konkurs bukurie në MISS TOURISM WORLD 2025 në Shangai të Kinës.

Drejtori Nacional Shpejtim Zejneli ka përzgjedhur bukuroshen Glenda Tola 18-vjeçare, e gjate 1.77 cm e lindur në Tiranë.

Bukuroshja Gleda Tola ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në mënyrë sa më të mirë të mundshme : me veshje tradicionale, fustan të gjatë dhe të shkurtër si dhe me bikini.

Juria Profesionale në Kinë e ka përzgjedhur "Miss Kosovën" Glenda Tola me titullin “Shoqëruesja e dytë në MISS TOURSIM WORLD 2025”.

Glenda është krenare që e ka valëvitur flamurin e Kosovës në mesin e 70 shteteve të botës.

Glenda TOLA ka marr oferta të ndryshme nga producent të njohur botëror dhe do të merr pjesë në “PARIS FASHION WEEK 2026” dhe në “Festivalin e Filmit në Kanë” .

Image
Image
Image
Image