Ben Affleck, sërish mes JLo e Jennifer Garner, i takon ish-gratë në të njëjtën ditë

Ben Affleck, sërish mes JLo e Jennifer Garner, i takon ish-gratë në të njëjtën ditë

Showbiz December 26, 2025 - 00:08

Ben Affleck është takuar me ish-gruan, Jennifer Garner në të njëjtën ditë që takoi edhe Jennifer Lopez.

Affleck, Garner dhe vajza e tyre 16-vjeçare, Seraphina, u panë në Hollywood Pantages Theatre në Los Anxheles. Më pas, ata u larguan të tre në të njëjtën makinë.

Në të njëjtën ditë, Affleck u takua me ish-gruan, Jennifer Lopez, për drekë. Ish-çiftit iu bashkua djali 13-vjeçar i Affleck dhe Garner, Samuel.

Pasi hëngrën, ata u panë duke bërë blerje para se të ndaheshin.

Affleck dhe Lopez u ribashkuan pas ndarjes së tyre në vitet 2000 dhe u martuan në 2022. Në vitin 2024, këngëtarja kërkoi divorcin.

Megjithatë, ata kanë mbetur miq pasi kanë krijuar afrimitet me fëmijët e njëri-tjetrit dhe takohen herë pas here.

Javën e kaluar, Affleck, Garner dhe Lopez u gjendën në të njëjtin vend pasi ndoqën një shfaqje të fëmijëve.

Affleck duket se po i kalon Krishtlindjet me Garner dhe fëmijët e tyre, siç bëri vitin e kaluar. /oranews