Edi thotë se Big Brother i Kosovës është më i miri nga të gjithë [video]

Edi thotë se Big Brother i Kosovës është më i miri nga të gjithë [video]

Showbiz December 24, 2025 - 15:55

Banorët e Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, Eduard Kuçi dhe Ardit Stafaj, zhvilluan një bisedë rreth formatit të Big Brother dhe krahasimeve mes tyre.

Ata folën për fillimet e programit dhe për mënyrën se si ka evoluar në vende të ndryshme.

Gjatë diskutimit, Edi theksoi se sipas tij, më i miri nga të gjithë Big Brother është ai i Kosovës.

“Unë besoj që Big Brother më të mirin e kemi ne, ne në Kosovë. Sa surpriza bëhet", tha ai.

Shikuesit gjithashtu kanë reaguar me komente dhe diskutime në rrjetet sociale për këtë krahasim.

Edi ndërkaq ka qenë pjesë edhe e edicionit të kaluar të këtij reality shou, por qëndroi për vetëm dy javë.

Në të kaluarin fitues u shpall boksieri nga Drenica, Drilon Rama. /telegrafi