Toney feston ditëlindjen në shtëpinë e Big Brother, refuzohet nga Benita gjatë ndejës
Showbiz
December 24, 2025 - 08:22
Toney ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme (e martë) në Big Brother VIP Kosova 4.
Atij i është organizuar një festë me muzikë nga 'Vëllai i Madh' në ambientet e jashtme të shtëpisë.
Megjithatë, Benita Zena gjatë kësaj mbrëmjeje nuk i qëndroi afër, pavarësisht raportit që kanë krijuar.
E njëjta siç shihet ka bërë një distancim që ia kërkoi e ëma, në spektaklin e së hënës.
Ajo i tha që të largohet nga Toney pasi ka hyrë vetë dhe se është mirë të dalë e vetme.
Mes tjerash, i kërkoi edhe që ta lërë BBVK meqë kishte probleme dhe nuk ndjehej mirë.
Toney për ditëlindje mori edhe një letër nga dy fëmijët e tij.