E tradhtoi dhe e sulmoi fizikisht, Sasa Hoda rrëfen për lidhjen 10-vjeçare

E tradhtoi dhe e sulmoi fizikisht, Sasa Hoda rrëfen për lidhjen 10-vjeçare

Showbiz December 22, 2025 - 23:28

Sasa Hoda ka bërë një rrëfim prekës në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova 4.

Ajo ka folur për lidhjen toksike që ka pasur me ish-partnerin e saj për dhjetë vite me radhë.

E njëjta ka folur për sakrificat që ka bërë për të, ndonëse nuk iu kthye me të njëjtën monedhë.Sasa zbulon se u tortorua nga ai, e kishte tradhtuar e madje edhe e sulmoi fizikisht.

Tani thotë se është e lumtur që e ka kaluar këtë periudhë dhe se ka kuptuar shumë nga kjo marrëdhënie.Komente pozitive për forcën dhe gjithë këtë mori edhe nga opinionistet e këtij edicioni, duke e përgëzuar për gruan që është.

Sidoqoftë, Sasa tregon se ka vazhduar jetën dhe se tani është e lumtur që e kaloi gjithë këtë dramë.