Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

Showbiz December 22, 2025 - 18:05

Gjatë së hënës u raportua se është gjetur i vdekur këngëtari Shemsi Krasniqi nga grupi “Ilirët”.

Ngushëllime për ikjen e tij nga kjo botë ka shprehur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, raporton Zeri.info.

Rama e cilësoi si një ikonë të Prishtinës.

“Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, zërit të paharruar të grupit legjendar ‘Ilirët’.

Shemi ishte artist që nuk i përkiste vetëm skenës, por edhe shpirtit të një kohe, një brezi dhe një qyteti të tërë. Ishte imazh i gjallë i Prishtinës në vitet kur muzika rock ishte zë rebelimi, shprese dhe lirie.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë adhuruesve të muzikës së tij.

Humbja është e madhe, por gjurma që la në historinë e muzikës shqiptare dhe në kujtesën e kryeqytetit do të mbetet e pashlyeshme”, thuhet në postimin e kreut të Prishtinës. /Zëri