Këngëtarja dhe modelja Lorna Hysa, pjesë e BBVA 5: Jam një diva e vërtetë
Këngëtarja shqiptare Lorna Hysa, e njohur edhe si modele dhe influencere, është banorja më e re që i bashkohet shtëpisë së BBVA 5.
Ajo ka marrë pjesë më parë në një nga spektaklet e njohura të talenteve në Gjermani dhe prej tre vitesh jeton në Amerikë, duke ndjekur karrierën e saj ndërkombëtare.
Lorna ka një interes të veçantë për astrologjinë dhe shpesh ofron përshkrime të detajuara për njerëzit bazuar në shenjat e tyre, një aspekt që e lidh edhe me lojën brenda BBVA 5.
Ajo e ndjek programin prej vitesh dhe është shumë e njohur me dinamikat e tij, gjë që pritet të ndikojë në strategjinë dhe sjelljen e saj brenda shtëpisë.
Banorja është single dhe e hapur për një lidhje romantike, ndërsa vetëbesimi dhe karakteri i saj i fortë e bëjnë një nga figurat më intriguese të këtij edicioni.
Siç tha vetë Lorna, “Më pëlqejnë sfidat, jam një diva e vërtetë”, duke paralajmëruar prezencë energjike dhe dinamike në BBVA 5. /telegrafi