Seno Fishta u bashkohet konkurrentëve të tjerë të Big Brother VIP Albania 5
Showbiz
December 20, 2025 - 23:04
Banori më i ri i Big Brother VIP Albania 5, Seno Fishta, i bashkohet grupit të banorëve.
I lindur në Shkodër, ai e përshkruan veten si “delja e zezë” e familjes, duke treguar se gjithmonë ka vepruar kundër rrymës dhe pritshmërive të zakonshme.
Seno është një tifoz i zjarrtë i Vllaznisë dhe ka krijuar podcastin e tij, “Na shkoi jeta rrefishat”, ku diskuton pasionin për futbollin dhe temat e tjera që e lidhin me komunitetin dhe shoqërinë.
Një moment vendimtar në jetën e tij lidhet me një periudhë të vështirë për familjen, kur nëna e tij u shtrua në spital në Francë për një ndërhyrje koronare.
Përvojat e kësaj periudhe e kanë detyruar të reflektojë thellësisht mbi zgjedhjet e tij dhe drejtimin e jetës. /telegrafi